Pjesëmarrësit nga Shqipëria ose vendet e huaja që do të marrin pjesë në maratonë mund të udhëtojnë për në Bashkinë Memaliaj nëse do të nisen nga Tirana mund të udhëtojnë sipas këtij internerari:
Nr. | Biznesi | Vendndodhja | Numri i dhomave | Shtretër | Nr.telefoni |
1. | Bar-Restorant-hotel “Oda e Hasan Beut” | Rruga nacionale, Fshati Toç, Memaliaj | 5 | 5 | 0694025526 |
2. | Bar-Restorant-hotel “Kulla e Parisit” | Rruga nacionale “Heronjtë e minierës”, Memaliaj | 4 | 8 | 0692200872 |
3. | Bujtina “Vjosa” | Rruga “Mehdi Bisha”, Memaliaj | 4 | 8 shtretër | 0693646854 |
4. | Sancho “Farm” (Bar-Restorant-hotel) | Rruga “Mehdi Bisha”, Memaliaj | 6 | 8 | 0693048600 0695821917 |
5. | Bar-Restorant-hotel “Relaks” | Rruga nacionale Memaliaj-Tepelenë, 1.7 km larg qytetit Memaliaj | 3 | 5 shtretër | 0694246053 |
6. | “Vjosa Guest House” | Fshati Iliras, Memaliaj, 7 km nga qendra e qytetit | 2 | 4 shtretër | 0694598833 |
7. | Bar-Hotel “Guma” | Rruga “Tafil Buzi”, Memaliaj | 3 | 6 shtretër | 0683884209 |
8. | Hotel “Sofia on top” | Fshati Gllavë, Memaliaj 15.1 km larg nga qendra e qytetit Memaliaj. | 13 | 39 | 0682058615 |
9. | Guest house “Vila Sofia”, | Fshati Gllavë, Memaliaj 15 km larg nga qendra e qytetit Memaliaj. | 0682058615 | ||
10. | Apartament me qira (pritës: Orgeta) | Memaliaj | 2 | 3 shtretër | https://sq.airbnb.com/rooms/1143220459464303497?check_in=2024-09-01&check_out=2024-09-06&guests=1&adults=1&s=67&unique_share_id=aceda347-c660-4c82-aebd-810e88b506d8 |
11. | Banesë me qira (pritës: Arbëri) AirBNB. Kodi: | Fshati Dervishaj, Memaliaj. | 3 dhoma | 3 shtretër | https://sq.airbnb.com/rooms/1021817845217629057?check_in=2024-09-01&check_out=2024-09-06&guests=1&adults=1&s=67&unique_share_id=431c1f0a-b099-42a3-b91f-11088c9865f9 |
Bashkia Memaliaj nuk ka mundësi që të ofroj akomodim falas apo me kosto të ulët pasi nu disponon konvikte shkollash apo godina të tjera të përshtatshme për akomodim.
Gjithashtu edhe mundësia për të ofruar shishe uji apo ushqim falas është e pa mundur që të realizohet me kapacitetet financiare të bashkisë.
Bashkia Memaliaj është bashkia e dytë më e madhe Qarkut Gjirokastër pas Bashkisë Gjirokastër, e cila kufizohet në veri me Bashkinë Mallakstër, në lindje me Bashkinë Këlcyrë, në jug me Bashkinë Tepelenë dhe në perëndim me Bashkinë Himarë dhe Selenicë. Kryeqendra e bashkisë është qyteti i Memaliajt.
Rrethohet nga tre anët nga lumi Vjosë, duke krijuar përshtypjen e një gadishulli të vogël.
Përbëhet nga 6 njësi administrative: qyteti Memaliaj, njësia administrative Buz, njësia administrative Luftinjë, njësia administrative Krahës, njësia administrative Memaliaj Fshat, njësia administrative Qesarat.
Në juridiksionin e saj ka 53 fshatra me një terren të theksuar kodrinor-malor.
Bashkia përbëhet nga 6 njësi administrative: qyteti Memaliaj, njësia administrative Buz, njësia administrative Luftinjë, njësia administrative Krahës, njësia administrative Memaliaj Fshat, njësia administrative Qesarat.
Sipërfaqja dhe të dhënat gjeografike: Bashkia Memaliaj ka një terren të thepisur kodrinor-malor dhe një sipërfaqe 372.07 km2.
Qyteti Memaliaj është e njohur prej vitesh për minierën e qymyrgurit. Një qytet i vogël i cili e filloi jetën dhe veprimtarin e tij në vitet 1947-48, me gjurmimet dhe kërkimet gjeologjike për qymyrgur. Shumë shpejt do të krijohej miniera e qymyrgurit, më e rëndësishmja në vendin tonë me prodhim të një cilësie të mirë dhe me tregues teknikë dhe ekonomikë më të mirë se çdo minierë tjetër e vendit. Në 2 nëntor të vitit 1952 do të krijohej edhe qyteti Memaliaj, i cili ndryshe do të njihej edhe si qyteti i minatorëve.
Sot qyteti Memaliaj e ka humbur me kohë këtë profil për shkak të mbylljes së minierës së qymyrgurit. Shumë prej banorëve kanë migruar apo emigruar, ndërsa ata që jetojnë ende në Memaliaj merren me shërbime të vogla apo njësi tregtare lokale. Ndërsa si përparësi bujqësinë dhe blegtorinë si dhe zhvillimin e shërbimeve të vogla tregtare për popullsinë urbane. Burimet e tjera të të ardhurave, krahas bujqësisë dhe blegtorisë kanë marrë dhe nga vreshtaria, mbledhja e bimëve medicinale, turizmi lumor, turizmi historik dhe ai kulturor. Turizmi 2 vitet e fundit po merr vëmendje, duke u parë si sektori i së ardhmes që do të ndikojë në zhvillimin ekoniomik të zonës. Për këtë shtysë kanë dhënë edhe ngritja e bujtinave të para që shtrihen në afëris të lumit Vjosë duke nxitur në këtë mënyrë turizmin lumor, por edhe ngritja e bujtinave në zonat rurale të bashkisë duke i dhënë zë turizmit malor.
Bashkia Memaliaj disponon atraksione të shumta natyrore, historike dhe kulturore të cilat ngjallin interes jo vetëm të vizitorëve vendas por edhe vizitorëve të huaj.
Nëse mendoni të vizitoni jugun e Shqipërsisë, një prej ndalesave duhet të jetë edhe Memaliaj. Memaliaj ka shumë për të ofruar, ka trashëgimi natyrore, historike dhe kulturore të larmishme. Lumi Vjosë është simbol i Memaliaj, një nga arsyet e qëndrimit të shumë turistëve për shkak të veçorive të tij si lumi i fundit i egër i Europës ose njohur ndryshe si “Zemra Blu”. Rrethon nga tre anë qytetin Memaliaj, duke krijuar imazhin e një gadishulli të vogël. Memaliaj është një zonë ku mund të shijosh plotësisht të 4 stinët e vitit. Natyra ka krijuar një mjedis të larmishëm me lumenj, male, kodra e me fusha. Natyra dhe ekoturizmi janë gjithnjë mundësi të mira në Memaliaj duke perjetuar një aventurë të bukur ndërsa udhëtoni në këtë zonë. Shëtitje në natyrë, vëzhgimi i florës dhe faunës, njohja e kulturës dhe trashëgimisë lokale, peshkimi sportiv, shëtitje me biçikleta, shikimi i shpendëve, shëtitjet me kajak, shëtitje në natyrë, rafting, turizëm fotografik, kampe përbëjnë turizmin e natyrës në Memaliaj.
Memaliaj është një zonë ku mund të shijosh plotësisht të 4 stinët e vitit. Natyra ka krijuar një mjedis të larmishëm me lumenj, male, kodra e me fusha. Natyra dhe ekoturizmi janë gjithnjë mundësi të mira në Memaliaj duke perjetuar një aventurë të bukur ndërsa udhëtoni në këtë zonë. Shëtitje në natyrë, vëzhgimi i florës dhe faunës, njohja e kulturës dhe trashëgimisë lokale, peshkimi sportiv, shëtitje me biçikleta, shikimi i shpendëve, shëtitjet me kajak, shëtitje në natyrë, rafting, turizëm fotografik, kampe përbëjnë turizmin e natyrës në Memaliaj.
KULTURA DHE TRADITA: Në Bashkinë Memaliaj ruhen shumë tradita si në veshje, këngë e artizanat. Punimet me grep, shtiza dhe gjilpërë janë ndër punimet e dorës më të realizuara nga vajzat e gratë e zonës.Memaliaj ka të trashëguar një vlerë të spikatur të bashkjetesës ndërfetare. Kengët, vallet, mikpritja janë një element tejet tërheqës për këdo që e viziton këtë bashki
KULINARIA: Nuk mund të thuash se kam vizituar Memaliajn nëse nuk ke provuar gastronominë e zonës. Disa nga gatimet tradicionale të zonës janë Troftë e egër e pjekur ose në tavë, përsheshi, petanik, byrekun me lakra të egra, sarmat me gjethe rrushi, petët me mish zog pule, revani me niseshte, rosnicat me mish zog pule, mish qingji në hell dhe rakinë e rrushit, reçelërat glikot dhe turshitë e ndryshme. Shumë nga këto ushqim ofrohen edhe në bujtinat të cilat kane çelur aktivitetin e tyre dy vitet e fundit duke i shërbyer shumë turizmit në Bashkinë Memaliaj. Këto bujtina kanë punuar për identifikimin, ruajtjen dhe promovimin e traditës së gatimeve, duke dërguar në çdo tavolinë pjatat e gatuara me shumë dashuri.
Bashkia Memaliaj ka nisur punën për marrjen e masave për përgatitjen e shtegut për lëvizjen lirshëm të këmbësorëve dhe vrapuesve që do të marrin pjesë në ultra trail maratonë. Nëpërmjet ekipit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike është duke punuar për pastrimin dhe zgjerimin e shtigjeve sipas nevojës, ndërsa në vijim do të punojmë edhe për shenjëzimin dhe sigurinë.
5.Për zhvillimin me sukses të maratonës nga ana e Bashkisë Memaliaj:
Në bashkëpunim me Spitalin e Tepelenës, Qendra Spitalore Memaliaj si dhe ambulanca do të jenë në gatishmëri për çdo situatë apo emergjencë shëndetësore që mund të lind gjatë enevtit të maratonës për Bashkinë Memaliaj.